Leonis Pershpalaj, bronz në Kampionatin Europian të Boksit U15
Boksieri i KS Tirana, Leonis Pershpalaj, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Boksit U15 në Trabzon të Turqisë. Ai u rendit i treti në Europë në peshën 54 kg.
Pershpalaj është kampion kombëtar U15 në këtë peshë. Në kampionat morën pjesë sportistë nga më shumë se 30 shtete.
Në ndeshjen e parë mundi bindshëm boksierin e Bosnjës, 5-0. Në 1/8 e finales fitoi edhe ndaj boksierit vendas nga Turqia. Rruga e tij u ndal në gjysmëfinale, përballë boksierit irlandez që më pas u shpall kampion i Europës.
Medalja ka edhe më shumë vlerë sepse ky është viti i parë i Leonisit në kategorinë U15. Ai ishte ndër më të rinjtë në moshë në këtë kampionat.
Ky është një sukses për KS Tiranën dhe për boksin shqiptar. Tregon se brezi i ri i boksierëve tanë mund të konkurrojë me më të mirët e Europës.
Foto: KS Tirana
