Këtu gjeni eventet kryesore të sporteve luftarake dhe ku blihen biletat zyrtare. Ringu.al nuk shet bileta: butonat ju çojnë te organizatorët ose te shitësit zyrtarë.
Kujdes: blini vetëm nga shitësit zyrtarë. Faqet e rishitjes shpesh i shesin biletat shumë më shtrenjtë se çmimi origjinal.
14 nëntor 2026 – UFC 334, Nju Jork
- Ndeshjet kryesore: Gane–Hokit (titulli i peshave të rënda) dhe Harrison–Nunes (titulli i peshave bantam)
- Vendi: Madison Square Garden, Nju Jork (SHBA)
21 nëntor 2026 – I.F.L Fight Day, Tiranë
- Disiplinat: boks dhe kickboxing, deri në 20 ndeshje
- Ora: 09:00
- Hyrja për shikuesit: 20€ (sipas organizatorit Illyrian Fight League)
22 nëntor 2026 – Titans Fights 7, Durrës
- Disiplinat: boks dhe kickboks
- Ora: 18:00
- Vendi: Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
- Bileta: 500 lekë (sipas organizatorit, Shoqata e Sporteve Ndeshëse TEUTA)
28 nëntor 2026 – Kabayel vs Hysa, Düsseldorf
- Titulli: WBC i peshave të rënda, 12 raunde
- Vendi: Merkur Spiel-Arena, Düsseldorf (Gjermani)
- Transmetimi: DAZN
- Biletat: shiten nga organizatori dhe portalet zyrtare të biletave; biletat VIP shiten edhe nga vetë stadiumi. Bileta e ndeshjes përfshin edhe udhëtimin falas me transportin publik të Düsseldorfit.
Jeni organizator eventi?
Nëse organizoni gala boksi, kickboxing ose MMA në Shqipëri ose Kosovë dhe doni ta promovoni eventin te Ringu.al, na shkruani në ringu.portal@gmail.com.
